Pas disa orësh të vështira kërkimesh, është nxjerrë trupi i pajëtë i të riut Kosovar që ka rënë dje nga lartësia në zonën e quajtur Maja e Thatë në Valbonë.
Nga Policia e Qarkut të Tropojës thanë për RTKlive se nxjerrja e trupit ka zgjatur për shkak të terrenit të papërshtatshëm. Trupi i pajëtë po dërgohet në morgun e Tiranës.
I ndjeri është 30-vjeçari L.A.
Bëhet e ditur se janë nxjerrë dhe tre shtetas të tjerë kosovarë të cilët kishin mbetur të bllokuar.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një shtetas kosovar, i cili në vendin e quajtur “Maja e thatë”, dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, kishte rënë nga një lartësi dhe për pasojë kishte humbur jetën , ju informojmë se; Kërkimet kanë vijuar që prej mëngjesit të sotëm nga shërbimet e Policisë Tropojë së bashku me ekipin e kërkim-shpëtimit malor të Kosovës. Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit L. A., 30 vjeç, i cili do të transportohet drejt morgut. Ndërkohë, shërbimet e Policisë Tropojë dhe ekipi i kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë dhe tre shtetas të tjerë kosovarë të cilët kishin mbetur të bllokuar dhe ishin në gjendje të mirë shëndetësore”, thonë nga Policia e Tropojës.
Ndërkohë edhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në operacionin e kërkimit./RTK/
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...