Google ADS

Inspektorati i MMPHI-së në veprim: Gjoba të shqiptuara, punime të ndërprera dhe raste të inicuara te përmbaruesi

20:34 | 27 Korrik 2024
R J
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se inspektorati i këtij dikasteri ka kryer rreth 50 inspektime në rajone të ndryshme të vendit gjatë muajit korrik.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Aliu informoi se gjatë këtyre inspektimeve janë shqiptuar gjoba, janë marrë vendime për ndërprerje të punimeve dhe janë iniciuar disa raste te përmbaruesi, shkruan Arbresh.info.
“Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, vetëm gjatë muajit korrik ka realizuar rreth 50 inspektime në rajone të ndryshme të Kosovës.

Si pasojë e shkeljeve që janë identifikuar gjatë këtyre inspektimeve nëpër kompani të ndryshme si prodhues të betonit, seperues të rërës dhe të zhavorit, thertore e përpunues të mishit, përpunues të ujit, prodhues të ilaçeve, e njashtu degraduesit e lumenjve dhe ndërtuesit e objekteve pa leje, janë shqiptuar gjithsej: 14 vendime për ndërprerje të punimeve, 6 raste janë iniciuar tek përmbaruesi, ndërkaq janë shqiptuar 23 gjoba, në vlerë totale prej 66,000 euro, ku gjobat variojnë nga ajo minimalja prej 500 euro, deri në atë maksimalen prej 5000 euro”, ka shkruar ministri Aliu në njoftimin e tij./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme