FIFA e ka dënuar Kanadanë me heqjen e 6 pikëve në turneun olimpik të futbollit dhe i ka dënuar të tre trajnerët për një vit, pas skandalit të spiunimit me dron.
Dënimi i rëndë nga shtëpia botërore e FIFA-s nuk ka mbaruar me kaq, pasi e ka gjobitur Federatën e Futbollit të Kanadasë edhe me rreth 208 mijë euro për çështjen që bëri bujë në Olimpiadën e Parisit.
Dy ndihmëstrajnerët u zunë duke përdorur dronin për të marrë informata nga stërvitjet e Zelandës së Re, para ndeshjes hapëse që u zhvillua të mërkurën, ku Kanadaja fitoi 2-1.
Përzgjedhësja Bev Priestman, që udhëhoqi Kanadanë drejt titullit në Olimpiadën e “Tokio 2020”, tashmë është suspenduar nga Federata e Futbollit e Kanadasë, dhe më pas është përjashtuar nga turneu Olimpik. Ajo nuk do të ketë të drejtë të ushtrimit të çfarëdo detyre në futboll për një vit.
FIFA ka kërkuar që kjo çështje të zgjidhet në mënyrë të përshpejtuar dhe një gjë e tillë u bë të shtunën.
FIFA ka thënë se Priestman dhe dy asistentët e saj kanë qenë përgjegjës për “sjellje ofenduese dhe shkelje të parimeve të lojës së ‘fair-playt’”.
Priestman dhe Federata kanadeze do të kenë të drejtë ankese në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Olimpiadës në Paris. /Telegrafi/
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...