Zjarri në malin Orvilos, i cili është ndezur më 18 korrik, po vijon për të dhjetën ditë, dhe ka përfshirë bimësinë e ulët, ndërsa aksesi është i ndaluar për shkak të minave.
Në zjarrin në malin në kufirin midis Greqisë dhe Bullgarisë, u dogjën më shumë se 11 mijë hektarë pyll, raporton ERT.
Zjarrfikëset operojnë nga Bullgaria, ndërsa forcat tokësore nga Greqia operojnë tre ditët e fundit. Ushtria i ndaloi zjarrfikësit të hynin në zonë për shkak të pranisë së minave tokësore.
Kjo do të thotë se zjarrfikësit nuk mund t’i afrohen zjarrit për shuarje emergjente, gjë që e komplikon edhe më shumë situatën./abcnews/
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...
Osmani bashkë me nënën dhe motrat kryejnë mamografinë në QKU...