Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Paris, aty mori pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së Lojërave të tridhjetë e treta Olimpike.
Kurti ka falënderuar Macron, për organizimin kulminant të këtyre lojërave dhe mikpritjen e ngrohtë.
Postimi i plotë:
Sena është Skena. Parisi është Qyteti. Historia është Lum. Bota po ashtu. E sporti bëhet kulturë që bëhet art.
Duke spikatur të përbashkëtën e shteteve e popujve dhe duke u bërë bashkë në këtë kryeqytet kulturor e historik, afirmojmë universalen, jo thjesht përtej partikulares, por pikërisht edhe nëpërmjet saj.
Nga artistë të rinj të shquar, vepra klasike e moderne me koreografi të gjerë dhe dinamike, na u pushtuan shqisat mbrëmë në ceremoninë e hapjes për pesë orë rresht.
Lojërat Olimpike Paris 2024 që vazhdojnë si gara sportive elitare, nisën si festë e bukur popullore.
Falenderoj Presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, dhe Presidentin e Republikës Franceze, Emmanuel Macron, për organizimin kulminant dhe mikpritjen e ngrohtë.
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek