Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës në Sarandë.
Mësohet se një mjet tip BMW me targë AA292DJ që drejtohej nga 20 vjeçari Antonio Dimo, ka humbur kontrollin dhe për rrjedhojë janë përplasur gjithë mjetet e tjera të parkuara aty.
Sherbimet e Qarkullimit Rrugor u ndodhën në vendngjarje dhe pas veprimeve të kryera ka rezultuar se 20 vjeçari elbasanas, Antonino Dimo, i cili banon familjarisht në Sarandë pasi kanë marrë me qira një hotel në këtë qytet, ka qenë nën efektin e pijeve alkolike kur ka aksidentuar mjetet e tjera, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Për rrjedhojë është bërë arrestimi i 20 vjeçarit, njëherazi është gjobitur edhe me 1.7 milionë lekë, (1 milionë e 700 mijë lekë të vjetra)./abcnews.al
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...