Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shprehur mbështetje të fuqishme për sportisten kosovare, Donjeta Sadiku para nisjes së garave në Lojërat Olimpike të Parisit.
Në një mesazh inkurajues, Osmani theksoi se Donjeta ka dëshmuar gjithmonë forcën dhe guximin e saj.
Osmani është e bindur se kjo do të vazhdojë edhe gjatë paraqitjes së saj në Paris.
“Në çdo goditje ajo i tregoi botës fuqinë e qëndresës dhe guximit. Jam e bindur se kështu do të vazhdojë edhe sonte, teksa Donjeta Sadiku fillon garat në lojërat olimpike në Paris. Forca Donjetë! E gjithë Kosova është me ty!”, ka shkruar Presidentja Osmani./Arbresh.info
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...