Google ADS

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë ‘playback’ në skena të mëdha të festivaleve

15:25 | 27 Korrik 2024
E.K

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka shprehur hapur kritikat e saj ndaj disa kolegëve të estradës që këndojnë ‘playback’ në skenat e mëdha të festivaleve vendore.

Ajo la të kuptohet se është fjala për festivalin “Sunny Hill” që po organizohet këto ditë në Prishtinë, e që njëherësh është festivali më i madh në Kosovë.

Përmes një postimi në InstaStory, Vesa Luma ka treguar pakënaqësinë e saj ndaj këngëtarëve që nuk shfrytëzojnë mundësinë për të performuar live në skena të tilla të rëndësishme. Ajo shpreh habinë e saj se si disa artistë ende preferojnë të këndojnë ‘playback’ edhe pas 10-15 vitesh karrierë, duke pyetur se çfarë kënaqësie mund t’u japë kjo performancë atyre dhe publikut.

“Unë akoma e kam të pa kuptueshme se si disa nga kolegët këngëtarë, nuk shfrytëzojnë të paktën skenat e mëdha të festivaleve, me e marr (e me jap kënaqësi) tu këndu live. Deri tash do të ishin mësuar 100 herë të performonin live… a nuk u lodhët pas 10-15 vjetësh edhe prapë e njëjta histori… çfarë kënaqësie ju jep sinqerisht mundohem shumë ta kuptoj…Mandej po kërkoni me ju jap merita më shumë e me ju trajtu njësoj si këngëtarët e huaj”, ka shkruar ndër të tjerash Vesa Luma./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme