Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur formën më të mirë

23:23 | 26 Korrik 2024
K.B

Malang Sarr largohet përfundimisht nga Chelsea. Mbrojtësi francez ka qenë pjesë e bluve të Londrës që prej verës së 2020-ës, por në katër sezone ka luajtur më shumë i huazuar në klube si Porto e Monaco, por edhe te Chelsea, ku më shumë ka qendruar në tribunë.

Aventura në klubin londinez iu shndërruar në një makth francezit që spikati te Nice, teksa këtë verë palët arritën edhe marrëveshjen për prishjen e kontratës.

Në këto kushte, si futbollist i lirë, Sarr vendosi të bashkohet me Lens në Ligue 1, duke u prezantuar zyrtarisht aty pasditen e të premtes.

Pas Sarr, nga londinezët pritet të largohen edhe të tjerë futbollistë që nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Enzo Maresca, përfshi këtu edhe një emër të bujshëm si belgu Romelu Lukaku./ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme