Kandidati republikan për presidencën e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë takimit të kësaj të premte me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, vlerësoi se komentet e nënpresidentes aktuale të SHBA-së Kamala Harris për luftën në Rripin e Gazës, reflektojnë “mosrespekt” për Izraelin.
”Unë mendoj se komentet e saj ishin mosrespektuese. Ata nuk ishin shumë të mirë me Izraelin. Unë me të vërtetë nuk e di se si një person që është hebre mund të votojë për të. Por kjo varet nga ata. Por ajo, për mendimin tim, sigurisht që tregoi mungesë respekti për Izraelin”, tha Trump.
Në takim, Trump theksoi gjithashtu se lufta do të përfundojë “lehtë” nëse ai fiton mandatin në Shtëpinë e Bardhë dhe paralajmëroi se në të kundërtën konflikti në Lindjen e Mesme ose Lufta e Tretë Botërore do të përhapet, shkruan Times of Israel. Gjatë fjalimit të saj të enjten, Harris bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës dhe theksoi se ajo “nuk mund të heshtë” kur bëhet fjalë për krizën humanitare dhe viktimat civile të luftës së Izraelit në enklavë./abcnews.al
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...
Hoxha: 20% më shumë buxhet se viti i kaluar për Ministrinë e...