Ministri dhe institucione të ndryshme në Lituani janë duke hartuar plane për evakuimin masiv të civilëve në rast të një konflikti ushtarak, sipas Ministrisë së Brendshme.
Në një takim mes ministrive dhe institucioneve të ndryshme, Ministria e Brendshme tha se ata ranë dakord për ndarjen e përgjegjësive në përgatitjen e planit.
Në fillim të këtij muaji, Ministria e Brendshme informoi bashkitë e vendit mbi konceptin e evakuimit dhe u kërkoi atyre të vlerësojnë kapacitetet dhe nevojat e tyre për zbatimin e tij brenda gjashtë javësh.
Në atë kohë, Ministria e Brendshme tha se synonte që bashkitë të përgatiteshin për të zhvendosur një të katërtën e popullsisë – duke u dhënë përparësi personave me aftësi të kufizuara, grave shtatzëna dhe familjeve me fëmijë të vegjël.
Ata pritet të japin informacion mbi numrin e njerëzve që do të evakuohen, rrugët e ndryshme, strehimin e disponueshëm për të zhvendosurit brenda vendit, si dhe mjetet e disponueshme të transportit./abcnews.al
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I