Parisi do të çelë sonte Lojërat Olimpike me një ceremoni spektakolare në lumin Seine. Miliarda dollarë janë investuar për lojërat ku marrin pjesë mijëra sportistë mes masave të rrepta të sigurisë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Lisa Bryant nga Parisi, këto janë olimpiket e para të këtij qyteti në një shekull, organizimi i të cilave hasi pengesa të shumta, që nga trazirat politike dhe moti i ashpër, e deri tek kërcënimet nga kovidi dhe grevat.
Ky nuk është Parisi që njihet nga turistët dhe banorët lokalë, ndërsa shumë zona kryesore janë të mbyllura për publikun. Pritet që rreth 15 milionë vizitorë dhe më shumë se 10,000 sportistë të jenë mysafirë për Lojërat Olimpike. Por shumë parisianë kanë shkuar me pushime dhe turistët e zakonshëm po qëndrojnë larg.
Organizatorët shpresojnë që ngjarja të jenë mbresëlënëse duke premtuar lojërat më miqësore për mjedisin ndonjëherë. Ceremonia e hapjes në lumin Senë, që do të mbledhë sportistë, udhëheqës politikë dhe yje botërore, do të jetë e para që mbahet jashtë një stadiumi.
“Në fillim dukej si një ide e çmendur dhe jo shumë serioze. Por ne vendosëm që ishte momenti i duhur për të zbatuar këtë ide të çmendur dhe për ta bërë atë realitet”, tha Presidenti
Nënkryetarja e bashkisë së Parisit, Lamia El Aaraje, thotë se qyteti i saj është gati.
“Parisi është gati. Presim me padurim që të fillojnë lojërat. Kemi vite që po përgatitemi”.
Por ka patur shumë sfida. Franca ka një qeveri të përkohshme pas zgjedhjeve legjislative. Nuk është e sigurte nëse në lumin Senë do të zhvillohen gara noti, pavarësisht investimit prej 1.5 miliardë dollarësh për pastrimin e tij.
Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo dha shembullin e saj javën e kaluar. Shtimi i rasteve të kovidit gjatë garave të çiklizmit ka shtuar frikën. Po ashtu ka kërcënime për greva.
Dhjetëra mijëra forca rendi po patrullojnë nga ajri, nëpër rrugë dhe lumin e qytetit. Ka patur edhe incidente.
Konflikti në Gazë dhe Ukrainë gjithashtu po lë në hije lojërat. Francezët kanë ndjenja të përziera për olimpiket.
“Disa njerëz janë më të shqetësuar për atë që po ndodh politikisht, ose për sa i përket fuqisë së tyre blerëse dhe sigurisë. Të tjerët janë entuziastë. Por në Paris, shumica janë indiferentë ose të acaruar nga kufizimet”, thotë Blanche Leridon me Institutin Montaigne.
Por jo të gjithë mendojnë kështu.
“Jam krenar që lojërat po mbahen këtu. Autoritetet e Parisit luftuan për një kohë të gjatë për t’i organizuar ato”, thotë një parisian.
Pavarësisht muaj përgatitjesh, ende ka një të panjohur të madhe, si do të mbajë moti. Organizatorët shpresojnë që nuk do të bjerë shi gjatë ceremonisë së hapjes./VOA
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...