Google ADS

Ndalohet një shtetas serb në Leposaviq me mallra të dyshuara për kontrabandim

10:06 | 26 Korrik 2024
E.K

Një veturë me targa të huaja është ndaluar gjatë patrullimit afër vijës kufitare Kosovë – Serbi.

Drejtuesi i veturës, shtetas i Serbisë, është ndaluar për verifikim të dokumenteve dhe të veturës.

Gjatë kontrollit sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, janë zbuluar mallra ushqimore që dyshohen për kontrabandë.

“Leposaviq / 25.07.2024 – 06:30. Gjatë patrullimit afër vijës kufitare Kosovë-Serbi është ndaluar vetura me targa të huaja dhe drejtuesi mashkull shtetas i Serbisë. Gjatë legjitimimit të dokumenteve dhe të veturës, në veturë janë vërejtur mallra ushqimore të dyshuara për kontrabanim. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme