Pep Guardiola ka folur për të ardhmen e Edersonit pasi portieri nuk e di se a do të mbetet lojtar i Manchester Cityt këtë sezon.
Braziliani ka qenë objekt i klubeve nga Liga Pro Saudite, me Al-Itihadin që duket më i gatshëm për të joshur 30-vjeçarin e “Etihad”.
Ai luajti 45 minuta të martën mbrëma, ndërsa kampionët e Ligës Premier nisën fushatën e tyre parasezonale me një humbje 4-3 ndaj Celticut.
Guardiola komentoi pas ndeshjes nëse numri 1 i tij ka të ngjarë të qëndrojë në klub dhe ai nuk ishte shumë i sigurt për këtë.
“Unë do të doja që ai të qëndronte, por kjo varet nga klubet e tjera. Nuk e di situatën. Nuk ka pasur kontakte në ditët e fundit. Tani ai po stërvitet, do të vazhdojë të jetë me ne deri në fund të afatit kalimtar dhe do të shohim”, ka thënë Guardiola.
Interesi nga Arabia Saudite për portierin e Man Cityt ka qenë intensiv muajt e fundit, me Al-Nasr fillimisht që tentoi ta merrte brazilianin.
Oferta e tyre prej 30 milionë euro ishte larg vlerësimit të Man Cityt, por Al-Itihad ka marrë mjaftueshëm nxitje për të hapur dialogun me kampionët e Ligës Premier .
“Qytetarët” e vlerësojnë kartonin e portierit të tyre titullar jo më pak se 60 milionë euro. /Telegrafi/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...