Llapi ka pësuar humbje 6-0 në udhëtim te Brondby në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Skuadra daneze e filloi furishëm ndeshjen, ku qysh në minutën e 16-të realizuan për 1-0 me anë të Yuito Suzukit, ndërsa Klaiber ishte asistuesi.
Për 2-0 u përkujdes Ohi Omoijuanfo (21’), me një asistim perfekt nga Sebulonsen.
Tre minuta më vonë, Wass asistoi te Filip Bundgaard që realizoi golin e dytë të Brondbys.
Golin e katër për vendasit e shënoi Noah Nartey, pasi u asistua nga Bischoff në minutën e 40-të.
45 minutat e dytë ishte një tjetër rrjedhë e ndeshjes, pasi u shënua vetëm dy gola.
Natyrisht se dominimi ishte i Brondbyt, por që Llapi kishte intervalet e tyre kur dilnin përpara.
Sulmi i skuadrës nga Podujeva nuk ishte në elementin e tyre për këtë përballje, duke mos arritur të krijonin shumë.
Skuadra daneze shënoi për 5-0 me anë të Mathias Kvistgaarden, që realizoi në minutën e 89-të.
Vetëm një minutë më vonë, Brondby vulosi fitoren e tyre në 6-0 me golin e Oscar Schwartau (90′).
Ndeshja e dytë zhvillohet në javën e ardhshme, ndërsa vështirë se Llapi do të mund të bëjë rikthim për të kaluar tutje. /Telegrafi/
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?