Google ADS

Zjarri në rrethinat e Tropojës, Malaj: KFOR-i amerikan në Kosovë, nga ajri shpëtoi jetë njerëzish, prona e pyje

21:04 | 25 Korrik 2024
R J

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka bërë të ditur se aktivizimi i mjeteve ajrore amerikane në kuadër të KFOR-it në Kosovë për shuarjen e zjarreve në rrethinat e Tropojës, kanë shpëtuar nga djegia shumë prona, shtëpi, pyje e jetë njerëzish.

Malaj e falënderoi komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash, për angazhimin e shpejtë të ekipeve ajrore, e i cili sipas tij, e aprovoi menjëherë kërkesën e palës shqiptare për ndihmë.

“Për punën e bërë dhe angazhimin e shpejtë të ekipeve ajrore të KFOR-it, dua të falënderoj komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, i cili aprovoi menjëherë kërkesën e palës shqiptare për ndihmë, si dhe interesimin e tij të vazhdueshëm për mbarëvajtjen e operacionit, Drejtorinë e KPK-së, struktura e komandës-kontrollit amerikan që vuri në dispozicion mjetet ajrore, pilotët që morën pjesë në operacionin për shuarjen e zjarreve, si dhe Përfaqësuesin tonë kombëtar në Komandën e KFOR-it, Kolonel Emeror Hajdarasi të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, i cili kreu të gjithë koordinimin për zbatimin me sukses të operacionit për shuarjen e zjarreve në zonën e Tropojës”, shkroi Malaj, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se përkushtimi i të gjithë akterëve sot dhe roli i rëndësishëm në koordinimin e kësaj përpjekjeje ishin thelbësore në suksesin e këtij misioni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme