Sipas Haxhiut, mbikëqyrja tani do të jetë më e lehtë e qytetarët do të jenë më të sigurt, teksa shtoi se hallkat elektronike do të jenë siguri më e madhe për vajzat dhe gratë që janë viktima të dhunës.
“Jam jashtëzakonisht e lumtur që Ministria e Punëve të Brendshme ka arritur të nënshkruaj kontratën me Operatorin Ekonomik me qëllim të zbatimit të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike”.
“Mbikëqyrja tani do të jetë më e lehtë e qytetarët më të sigurt. Hallkat elektronike do të jenë siguri më e madhe për vajzat dhe gratë viktima të dhunës, dhunuesit do të monitorohen e rrjedhimisht nuk do të kenë mundësi t’u ofrohen atyre”, shkroi Haxhiu, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ajo kritikoi qeveritë e kaluara se pavarësisht që, sipas saj, më 1 korrik të vitit 2015 kishte hyrë në fuqi Ligji për Mbikëqyrjen Elektronike, asnjë qeveri s’e kishte marrë mundin ta zbatonte.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?