Sesko refuzoi Arsenalin për Leipzigun, tregon arsyejen

17:30 | 25 Korrik 2024
D.H

Benjamin Sesko refuzoi një ofertë për transferimin e tij tek Arsenali në Angli.

Ai në sezonin e tij të parë tek skuadra e Leipzigit shkëlqeu duke shënuar 18 gola, shkruan Arbresh.info.

Gjithashtu pati super performanca në Euro 2024 me kombëtaren e Sllovenisë.

Andaj skuadra të mëdha nga Premier League u ‘vërsulen’ drejt tij, Arsenali dhe Manchester United ishin në mesin e klubeve që dëshironin transferimin e tij.

Madje ‘topçinjtë’ ishin mjaft të interesuar për transferimin e tij por lojtari zgjodhi të vazhdoi me klubin e tij aktual.

Në një intervistë për Nogomonia ai tha se kam marr vendimin e duhur dhe donte të fitonte më shumë përvojë

“E mendova shumë mirë. Unë besoj se kam marrë vendimin e duhur. Doja të fitoja më shumë përvojë, të mësoja më shumë dhe të mos nxitoja gjërat. Leipzig është një klub i shkëlqyer që mund të sigurojë atë që më nevojitet për hapin tjetër. Vizioni i Leipzig është i qartë; gjithçka është e orientuar drejt rritjes, progresit dhe qëllimeve të larta. E ndjeva se ishte e drejtë të vendosja në këtë mënyrë”, deklaroi slloveni.

Sulmuesi i Sllovenisë gjithashtu se rol të madh në vendimin e tij ka pasur edhe trajneri i Leipzig, Marco Rose.

Kontrata e Seskos e mban të lidhur me klubin gjerman deri në vitin 2029./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme