Gjykata Themelore në Ferizaj të hënë pritet të shpallë aktgjykimin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të dyshuar për vrasje të rëndë dhe dhunim dhe veprën penale ndihma në kryerjen e veprës penale të dhunimit.
“Ju njoftojmë se të hënën më 29 korrik 2024, duke filluar nga ora 11:00, vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale, kundër të pandehurit D.K., i akuzuar për shkak të veprave penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe veprës penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3, 1.4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe të pandehurit A.S., i akuzuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3, 1.4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe veprën penale ndihma në kryerjen e veprës penale të dhunimit nga neni 227 paragrafi 4 nën paragrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e gjykatës, raporton Arbresh.info.
Seanca e shpalljes së aktgjykimit, sipas gjykatës, është e hapur për publikun, andaj ju ftojmë ta përcjellin të njëjtën.
Ndryshe, në fillim të muajit gusht të vitit 2023 Gjykata Themelore e Ferizajt kishte shpallur aktgjykimin, duke dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit. Ky vendim i gjyqtarit Sahit Krasniqi, ishte pritur me brohoritje e duartrokitje në sallë.
Ndërsa, i dyshuari tjetër, Arbër Sejdiu, ishte dënuaar me 15 vjet burgim për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë.
Krivaqa dhe Sejdiu, ishin liruan nga akuza e dhunimit, përkatësisht ndihmës në kryerjen e dhunimit, pasi sipas Gjykatës nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të vërtetuar një gjë të tillë.
Marigona Osmani ishte 18-vjeçare kur u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt. Dy persona, tash të dënuarit Krivaqa e Sejdiu, e kishin dërguar trupin e pajetë të viktimës në spitalin e qytetit dhe më pas ishin larguar në drejtim të panjohur./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Vrasja e Marigona Osmanit, Krivaqa: Nuk ka qenë e qëllimshme
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...