Shqiptarët dhe serbët e Kosovës kanë shqetësime të ndryshme në përditshmëri, sipas gjetjeve më të reja të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, të përmbledhura në raportin më të ri të Pulsit Publik.
Gjetjet e raportit më të ri tregojnë se tri shqetësimet kryesore për shqiptarët janë: papunësia, varfëria dhe çmimet për furnizimet esenciale.
Tri shqetësimet kryesore për serbët janë: varfëria, problemet e hapësirës urbane dhe marrëdhëniet ndëretnike.
Këto gjetje janë përpiluar pas anketimit të 1.300 respodentëve në Kosovë, mbi moshën 18-vjeçare, në periudhën 17 prill- 7 maj 2024.
Projekti Pulsi Publik, që daton prej vitit 2002, financohet dhe mbështetet prej Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë.
Në raport është thënë se 19.9 për qind e të anketuarve besojnë se ekziston korrupsioni në shkallë të gjerë në Kosovë, ndërsa Policia e Kosovës dhe organizatat ndërkombëtare janë më pak të korruptuarat.
“Për 65.3 për qind të të anketuarve, informacioni nëpërmjet medias është ai që ka formësuar perceptimin e tyre për korrupsionin në shkallë të gjerë, 26.8 për qind e të anketuarve kanë pohuar se biseda me të afërmit është ajo që ka formësuar perceptimin e tyre, ndërsa 6.3% e të anketuarve kanë pohuar se përvojat personale kanë formësuar perceptimin e tyre”, është thënë mes tjerash në raport.
Në raportin e Indeksit për Perceptim të Korrupsionit për vitin 2023, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International, është thënë se në Kosovë nuk ka gatishmëri politike për të hequr dorë prej ndërhyrjeve në gjyqësor, dhe ky vend duhet të punojë ende në luftim të korrupsionit.
Sikurse vitin e kaluar, Kosova i ka 41 pikë.
Indeksi radhit çdo vit 180 shtete dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik. Ai përdor një metodologji pikësh, sipas së cilës zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 për një vend të pastër nga kjo dukuri.
Mes tjerash, raporti ka treguar se 85.3 për qind e shqiptarëve ndihen të sigurt nëpër rrugët e vendit, në krahasim me 31.9 për qind të serbëve që mendojnë njëjtë.
Në raportin e Pulsit Publik, qytetarët janë pyetur edhe për përshtypjet që kanë për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Mbi 50 për qind e qytetarëve besojnë se një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë do të ndikonte pozitivisht në jetën e tyre.
Shqiptarët besojnë më shumë në atë epilog, 52.9 për qind, në krahasin me 25.7 për qind të serbëve të Kosovës.
Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, negociojnë me synim të normalizimit të marrëdhënieve në Bruksel, qysh më 2011.
Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.
Faktori ndërkombëtar ua ka rikujtuar disa herë palëve që rruga përpara në këtë drejtim është kyçe në jetësim të integrimeve evropiane./rel
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...