Federata Shqiptare e Futbollit dje gjatë ditës konfirmoi lajmin se trajneri Sylvinho ka vazhduar kontratën deri në dhjetor të vitit 2025.
Gazeta shqiptare, “Panorama” ka mësuar se paga e re e trajnerit brazilian te Shqipëria është 1 milion euro, kurse nga 250 mijë euro marrin dy asistentët e tij, Zabaleta dhe Doriva.
Herën e parë, Sylvinho kishte marrë 750 mijë euro në vit, kurse nga 150 mijë euro asistentët e tij.
Sylvinho shkroi histori, duke e kualifikuar Shqipërinë deri në Euron 2024.
Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në histori në një Kampionat Europian, pas atij të 2016, ku u përball me kundërshtarë të nivelit të lartë në Euro 2024 ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?