Sot shënohet Dita Botërore e Parandalimit të Mbytjes në Ujë

14:39 | 25 Korrik 2024
E.G

Sot shënohet Dita Botërore e Parandalimit të Mbytjes në Ujë.

Kjo ditë shënohet me moton “Çdokush mund të mbytet në ujë, por askush nuk do duhej”  me qëllim të vetëdijesimin e popullatës për ndikimin tragjik që ka mbytja në ujë tek familjet dhe komuniteti, si dhe për parandalimin e mbytjes, shkruan Arbresh.info.

Sipas njoftimit, çdo vit në botë rreth 236,000 njerëz humbin jetën nga mbytja në ujë, pothuajse 82,000 prej tyre janë fëmijë të moshës 1 deri në 14 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë thotë se mbytja në ujë ka shkaktuar më shumë se 2.5 milionë vdekje të parandalueshme gjatë dekadës së fundit. Kjo është e barabartë me 650 vdekje çdo ditë apo 26 vdekje çdo orë – një epidemi e heshtur e vdekjeve të parandalueshme.

“Mbytja në ujë është ndër 10 shkaqet kryesore të vdekjes për fëmijët dhe të rinjtë e moshës 1-24 vjeç në botë. Në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, më shumë se 90% e vdekjeve nga mbytja në ujë ndodhin në lumenj, liqene, puse, enët e magazinimit shtëpiak të ujit dhe pishina. Si pasojë e përshkallëzimit të ndryshimeve klimatike, ndodhin përmbytjet dhe vërshimet, të cilat janë shkaktarët kryesor të vdekjeve nga mbytja në ujë.”, thuhet tutje.

“Mbytja në ujë është e parandalueshme dhe shoqëria duhet të jetë e përgatitur! Së bashku, le të bëjmë çdo 25 korrik një mundësi ndërkombëtare për të krijuar ndryshime në nivel lokal, në nivel kombëtar, rajonal dhe global për parandalimin e mbytjes në ujë.”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë. /Arbresh.info/

Të ngjashme