Paul Pogba nuk dorëzohet dhe pavarësisht pezullimit të gjatë ai shpreson të mund të luajë sërish. Mesfushori francez, ende zyrtarisht nën kontratë me Juventusin, foli për “Forbes” në në kuadër të një eventi tregtar.
Shpresa e Pogbasë, siç u përmend, është të fitojë apelin e paraqitur në CAS, në Lozanë.
“Të gjitha rrugët të çojnë në datën e apelit: deri atëherë, qëllimi im do të jetë të qëndroj në formë dhe të pres. Është e vështirë, sinqerisht. Futbolli ka qenë pjesë e jetës sime për një kohë shumë të gjatë. Megjithatë, unë kam familjen time, besimin im, miqtë e mi dhe fansat e mi që më mbështetën, gjë që i bën gjërat më të lehta,” siguron Pogba.
Pogba u pezullua si masë paraprake në shtator 2024 pasi rezultoi pozitiv në një test dopingu në fund të ndeshjes Udinese-Juventus.
Që atëherë, francezi nuk ka qenë kurrë në gjendje të luajë apo të stërvitet me shokët e tij.
Më 29 shkurt 2025 mbërriti vendimi i skualifikimit 4-vjeçar i dhënë nga Gjykata Kombëtare Antidoping.
Por kur do të diskutohet apeli i Pogbasë në CAS, në Lozanë? Vendimi nuk pritet së shpejti, madje mund të jepet në fund të vitit.
Siç u përmend më lart, Pogba është ende lojtar i Juventusit, skuadër me të cilën është i lidhur deri më 30 qershor 2026.
Klubi i Juventusit, pas skualifikimit, uli pagën e Pogbasë dhe aktualisht ai merr minimumin federal të përcaktuar për raste të ngjashme.
Muajt e fundit ka pasur spekulime se palët mund t’i japin fund kontratës, por kjo nuk ka ndodhur.
“Nga lajmet e fundit, jam ende lojtar i Juventusit, kam kontratë, por nuk kam pasur mundësi të flas me drejtorin dhe trajnerin… ka heshtje. Mendoj se presin rezultatin e apelit, por duhet t’i pyesni ata”, shpjegoi francezi për “Sky”./ss
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë