Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu është duke marrë pjesë në takimin e Grupit Punues për hartimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmjetësim.
Në fjalën e tij, Sallahu theksoi nevojën dhe rëndësinë e ndryshimit të Ligjit, ashtu që përmes rregullimit të bazës ligjore të mundësohet heqja e licencës së ndërmjetësuesve të cilët nuk performojnë mirë, si dhe profilizimi i Ndërmjetësuesve në fusha të caktuara, shkruan Arbresh.info.
Tutje theksoi se do të vazhdohet puna deri ne përmbylljen e fazës së reformimit të institutit të ndërmjetësimit duke identifikuar nevojat për ndryshim dhe, rrjedhimisht, hartimin e një drafti te Ligjit, që do të procedohet në afat të përshpejtuar.
Ai falënderoi programin programin e USAID për Drejtësi Komerciale për mbështetjen e kësaj punëtorie, si dhe të gjithë anëtarët e tjerë të grupit punues nga Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokurorial, Akademia e Drejtësisë dhe Oda e Ndërmjetësuesve./Arbresh.info/
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida