Tanimë Kampionati Evropian ka përfunduar, mirëpo jo edhe dënimet.
Kombëtare të ndryshme janë gjobitur gjatë këtij kampionati si pasojë e disa eskalimeve, problemeve, lëshimeve të ndryshme, shkruan Arbresh.info.
Kombëtarja e Shqipërisë është njëra ndër Kombëtaret që ka marrë më së shumti gjoba gjatë “Euro 2024”.
Sipas AP (Associated Press), Kuqezinjtë janë gjobitur përsëri me gjobë 30 mijë euro dhe ndalim me kusht për tifozët në ndeshjen e parë jashtë fushës për shkak të sjelljeve në ndeshjet ndaj Kroacisë dhe Spanjës.
Kombëtarja e Kroacisë është gjobitur me 50 mijë euro dhe ndalim të tifozëve për ndeshjen e parë jashtë fushë, për sjellje racistë ndaj tifozëve të Spanjës, Shqipërisë dhe Italisë.
Sllovenia u gjobit me 30 mijë euro dhe ndalim me kusht për tifozët në ndeshjen e parë jashtë fushe për shkak të sjelljes raciste të tifozëve në ndeshjet kundër Danimarkës, Anglisë dhe Portugalisë.
Hungaria u gjobit me 30 mijë euro dhe ndalim me kusht për tifozët në ndeshjen e parë jashtë fushe për shkak të sjelljes raciste të tyre në ndeshjet kundër Gjermanisë dhe Skocisë.
Serbia u gjobit me 30 mijë euro dhe ndalim të tifozëve për ndeshjen e parë jashtë fushe për shkak të sjelljes raciste të tifozëve në ndeshjet kundër Anglisë, Sllovenisë dhe Danimarkës.
Rumania u gjobit me 40 mijë euro dhe nuk do t’i ketë tifozët në ndeshjen e parë jashtë fushe shkaku i sjelljeve raciste të tyre kundër Ukrainës, Belgjikës dhe Holandës.
Austria është gjobitur me 20 mijë euro dhe nuk do t’i ketë tifozët në ndeshjen e parë jashtë fushë shkaku i sjelljeve raciste ndaj Polonisë.
Hungaria u gjobit me 30 mijë euro dhe ndalim me kusht për tifozët në ndeshjen e parë jashtë fushe për shkak të sjelljes raciste të tyre në ndeshjet kundër Gjermanisë dhe Skocisë.
Vlen të cekës, se Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kroacisë janë dy kombëtaret nga Ballkani që gjenden në mesin e kombëtarëve me më së shumti dënime gjatë “Euro 2024”. /Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...