E merr në veturë dhe i jep të miturit drogë, arrestohet i dyshuari nga Hajvalia

10:12 | 25 Korrik 2024
K.B

Një grua nga Hajvalia ka raportuar në polici, se një i dyshuar i ka dhënë për të konsumuar substancë narkotike djalit të saj.

Siç bën të ditur policia, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“Hajvali, Prishtinë 22.07.2024, 20:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, e kishte marr me veturën e tij djalin e saj viktimën mashkull kosovar të mitur dhe i kishte dhënë për të konsumuar substancë narkotike. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme