Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku është takuar me homologun italian, Matteo Salvini.
Përmes një postimi në Facebook, Balluku bën të ditur se kanë konfirmuar raportet e ngushta mes dy qeverive.
Bulluku thotë se Italia mbetet një nga partnerët tanë historik të Shqipërisë.
“Romë – me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Infrastrukturës dhe Transporteve në Qeverinë Italiane, Matteo Salvini . Konfirmuam raportet e ngushta dhe miqësore mes dy qeverive, duke shprehur angazhimin e përbashkët për rritjen e bashkëpunimit në zhvillimin e investimeve në energji, infrastrukturë, si dhe programet e modernizimit të transportit në vendin tonë, veçanërisht në fushën detare dhe hekurudhore. Gjithashtu e njoha mbi ecurinë e projekteve lidhur me Korridorin VIII, dhe veçanërisht në ato hekurudhore, duke vendosur theksin se kjo vepër, së bashku me Korridorin Blu, janë thelbësore sa i takon turizmit, zinxhirëve të furnizimit dhe sigurisë së rajonit Adriatiko-Jonian në tërësi. Projekte këto të cilat morën vlerësime edhe nga Qeveria Italiane. Italia mbetet një nga partnerët tanë historik dhe mbështetja e tyre ndërvite ka qenë e pakursyer”, shkruan Balluku./Arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...