Rikthimi i shtetësisë pa pagesë, Kurti – mërgimtarëve: Mirë se vini në vendlindje, ju mirëpresim përsëri si bashkështetas

23:28 | 24 Korrik 2024
E.H

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla u ka bërë të ditur se tashmë rikthimi i shtetësisë së Kosovës është pa pagës.

Për këtë, kryeministri i vendit, Albin Kurti duke iu uruar mirëseardhje mërgimtarëve në vendlindje ka thënë se i mirëpresim përsëri si bashkështetas.

“Rimarrjen e shtetësisë së Republikës e kemi bërë falas, ndonëse ajo është e paçmueshme. Të dashur mërgimtarë, Mirë se vini në vendlindje, e ju mirëpresim përsëri si bashkështetas”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në Facebook./Arbresh.info

Lexo edhe:

Gërvalla u bënë thirrje mërgimtarëve që të rikthejnë shtetësinë e Kosovës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme