Rritja e nivelit të detit për shkak të ndryshimeve klimatike po ‘e zgjeron’ planetin në zonën ekuatoriale duke ngadalësuar rrotullimin e Tokës dhe zgjatur ditët.
Shkrirja e akujve polarë ka zhvendosur ujin drejt ekuatorit duke i bërë polet më ‘të sheshta’. Shtimi i disa milisekondave në 24-orëshin e ditëve ndoshta nuk duket shumë, por “ndikon në kohën e saktë dhe lundrimin hapësinor”, kanë shpjeguar autorët e studimit të publikuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences”.
Ritmi i ndryshimit është më i lartë se kurrë më parë përgjatë shekullit XX.
Nëse çlirimi i gazeve serë vazhdon po njësoj, gjatësia e ditës do të rritet dhe deri në fund të shekullit XXI mund të arrijë deri në 2.62 milisekonda më shumë për shekull.
Kjo e bën ndryshimin klimatik një kontribues më të madh në variacionet e gjatësisë së ditës sesa baticat hënore. “Këto zbulime tregojnë ndikimin e paprecedentë të ndryshimit klimatik në planetin Tokë”, thotë studimi.
Studimi vijon punën e një kërkimi të publikuar nga “Nature” në muajin mars që vëzhgoi efektin e ndryshimit klimatike në orën globale. Shkrirja e shpejtë e akullnajave do të ngadalësonte Tokën me shpejtësi duke ndikuar te matja e kohës.
Ora e Koordinuar Universale është standardi ndërkombëtar i matjes së kohës dhe është bazuar në 450 ora atomike që ndodhen në laboratorë të ndryshëm në botë. Herë pas here, shtohet një sekondë për të ruajtur lidhjen mes kohës atomike dhe rrotullimit të Tokës./tvklan.al
PDK rikthehet në Kuvend, amendamentet e tyre nuk përkrahen n...
Përfundon gjykimi për këtë javë ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ...
Ursula von der Leyen i shpëton jetën një pasagjeri në një av...
Grabiti 5.4 milion euro në aeroportin e Rinasit, dënohet me ...
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhër-arrest ndërkomb...
Nis votimi i 128 amendamenteve, opozita lëshon sallën