Vuçeviq tha se Serbia s’e ka pranuar planin franko-gjerman, Bislimi pyet Lajçakun e Borrellin: Çka duhet tjetër për t’ju bindur?

21:18 | 24 Korrik 2024
E.H

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi ka publikuar një deklaratë të kryeministrit serb, Millosh Vuçeviq i cili ka thënë se Serbia nuk e ka pranuar planin franko-gjerman.

Në parlamentin serb, sot Vuçeviq ka thënë se pavarësia e Kosovës është e papranueshme edhe se një gjë e tillë është vijë e kuqe për Serbinë.

“Edhe një herë, do ta them mjaftë qartë, kjo po regjistrohet me zë por edhe po transkriptohet: Republika e Serbisë nuk e ka pranuar marrëveshjen franko-gjermane. Edhe një herë, ne nuk e kemi pranuar planin franko-gjerman. Ne s’e kemi nënshkruar këtë edhe kemi vendosur deklaratë të qartë dhe e kemi thënë qartë: çdo implikim, implicit ose eksplicit i njohjes së të ashtuquajturës pavarësi e Kosovës është e papranueshme. Është vijë e kuqe për Serbinë”, kishte deklaruar Vuçeviq.

Lidhur me këtë deklarate, zëvendëskryeministri Bislimi ka pyetur të dërguarin special për dialogun, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell se çfarë duhet tjetër për t’iu bindur se për Serbinë s’ka Marrëveshje Bazike?

“Çfarë duhet tjetër për t’iu bindur se për Serbinë s’ka Marrëveshje Bazike? Se pjesëmarrja e tyre në dialog është false vetëm për t’iu shmangur sanksioneve eventuale? Sa drafte të tjera të planit të zbatimit na duhen përpara se ta zbulojmë të vërtetën për të gjitha Shtetet Anëtare”, shkroi Bislimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme