Google ADS

Zyrtare: Branimir Paviq është kryetrajner i ri i Vëllaznimit

18:58 | 24 Korrik 2024
D.H

Vëllaznimi i Gjakovës ka nisur konsolidimin e skuadrës për sezonin e ri.

Teksa gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar udhëheqësin e shtabit teknik, shkruan Arbresh.info.

Kroati Branimir Paviq do të udhëheq gjakovarët në edicionin e ri të garave në basketboll.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e Vëllaznimit përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Paviq në dy edicionet e fundit ka drejtuar ekipin e Kvarner nga Rijeka e Kroacisë, derisa këtë stinor e arriti qëllimin duke i inkuadruar ata në Superligën e Kroacisë.

Më parë ai ka udhëhequr skuadrën nga Gjakova dhe e njeh mjaftë mirë basketbollin në Kosovë.

Ai përvec Vëllaznimit ka drejtuar edhe skuadrat e Pejës dhe Bashkimit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme