Google ADS

Argjentina i nis me barazim Lojërat Olimpike

17:44 | 24 Korrik 2024
D.H

Argjentina nuk marr më shumë se një barazim 2-2 ndaj Marokut në ndeshjen hapëse të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

Maroku pati epërsinë prej dy golave mirëpo fundi ishte i hidhur për ta, shkruan Arbresh.info.

Soufiane Rahimi realizoi për marokenët në minutën e dytë shtesë fillimisht për 1-0.

Ndërsa gjashtë minuta pas fillimit të pjesës së dytë shënoi golin e dytë personal dhe për kombin e tij nga penalltia.

Giuliano Simeone ngushtoi epërsinë për 2-1 në minutën e 61-të.

Ndërsa Argjentina barazimin e gjeti në minutën e 16-të shtesë përmes Cristian Medinas.

Gjyqtari kishte dhënë 15 minuta shtesë në këtë ndeshje.

Argjentina dhe Maroku ndodhen në grupin B së bashku me Ukrainën dhe Irakun./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme