Ndalohet për 48 orë një person i dyshuar se shkaktoi aksidentin me fatalitet në autostradën “Arbën Xhaferi”

17:15 | 24 Korrik 2024
E.H

Një person është ndaluar për 48 orë, si i dyshuar për shkaktimin e një aksidenti që ka ndodhur sot në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku vdiq një person dhe u lënduan katër të tjerë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

“Lidhur me shkaktimin e aksidentit në fjale me urdhër të prokurorit, një person i dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore”, tha Hoxha.

Lexo edhe:

Aksident me fatalitet në autostradën “Arbën Xhaferi” një i vdekur e katër të lënduar

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme