Një grup demokratësh planifikojnë të bojkotojnë fjalimin e Benjamin Netanyahu në Kongres më vonë sot. Udhëheqësi izraelit do të mbajë një fjalim rreth orës 20:00, si pjesë e vizitës së tij në Uashington.
Por disa ligjvënës demokratë, përfshirë Bernie Sanders, pritet të bojkotojnë fjalimin e tij ndërsa pritetn protesta edhe jashtë.
Duke folur sot senatori i Maryland-it, Chris Van Hollen tha se të gjithë duhet të kuptojnë “dëmin e madh që Netanyahu dhe koalicioni i tij ekstremist po i bëjnë marrëdhënieve tona dhe pozitës së Izraelit në botë”.
“Kjo dërgon një mesazh të tmerrshëm,” tha ai.
“Presidenti Biden ka prioritet kthimin e sigurt të të gjithë pengjeve, Netanyahu jo.
“Ai vazhdon të vendosë mbijetesën e tij politike në radhë të parë, mbi interesin e popullit të Izraelit dhe atyre qytetarëve amerikanë”.
Jashtë Kapitolit, demonstruesit e zemëruar për luftën në Gaza dhe për paaftësinë e Netanyahu për të liruar pengjet izraelitë dhe amerikanë, kanë premtuar gjithashtu protesta masive.
Në pritje, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson ka paralajmëruar një “politikë zero tolerance” për çdo shenjë shqetësimi në ndërtesën e Kapitolit.
“Është traditë jonë të njohim të drejtën e çdo folësi të ftuar për shprehje të lirë, edhe nëse nuk pajtohemi me këndvështrimin e tyre,” u shkroi anëtarëve republikani nga Luiziana. /abcnews.al
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...