Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se kanë kërkuar nga Serbia që trupi i pajetë i Faton Hajrizit t’i kthehet familjes.
Në një konferencë për media, Gërvalla tha se bashkëpunimi me Serbinë në këto fusha është pothuajse inegzistent.
Ministrja tha se nuk kanë ndonjë detaj më shumë, se ajo çfarë kanë deklaruar.
“Nuk kemi asnjë garanci që bëhet fjalë as për personin e vrarë, e as për ndonjë prej pretendimeve të tjera. Deri më tani gjithçka çfarë ka ndodhur në Serbi është në mjegull, nuk mund t’i themi qytetarëve tanë që kemi informacione të sakta, mirëpo nuk fshehim asnjë prej informacioneve që kemi marrë”, tha Gërvalla para mediave.
Ajo tha se deri më tani kjo është gjendja, duke theksuar se pa dashur ta paragjykojë atë që ka ndodhur në Serbi, shprehet e sigurt që nuk e dimë të gjithë të vërtetën.
“Kemi bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, që të na ndihmojë në sqarimin e kësaj çështje , mirëpo nuk mund të nju jap informacione me shumë siguri përtej asaj që kemi deklaruar deri më tani”, tha Gërvalla./Arbresh.info/
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...