Enzo Fernandez shkaktoi bujë të madhe me një video që qarkulloi në rrjet ku ai dëgjohej duke kënduar këngë raciste.
Kjo nuk iu pëlqeu fare bashkëlojtarëve të tij tek Chelsea të cilët reaguan madje disa e larguan edhe nga rrjeti social Instagram, shkruan Arbresh.info.
Por lojtari pritet t’i bashkohet skuadrës me 29 korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Trajneri i ri i bluve të Londrës, Enzo Maresca, nuk beson se do të ketë çarje në skuadër kur lojtari të bashkohet me shokët e tij.
“Të jem i sinqertë, nuk mendoj kështu. Unë kam folur tashmë me të gjithë. Nuk mendoj se do të kemi ndonjë problem kur Enzo të kthehet. Lojtari dhe klubi sqaruan situatën. Është e mrekullueshme që lojtari bëri një deklaratë me një falje publike. Nuk ka asgjë për të shtuar, situata është e qartë dhe është sqaruar”, tha ai.
I pyetur nëse do të kishte ndonjë problem në skuadër, duke qenë se Chelsea ka shtatë lojtarë francezë me ngjyrë ose me raca të përziera (Fofana e cilësoi momentin si “racizëm i shfrenuar”), Maresca pati një përgjigj edhe për këtë.
“Në fund të fundit, ata janë të gjithë njerëz. Nuk ka asnjë qëllim të keq nga asnjë prej tyre”, shpjegoi ai.
Në krah të tij ishte kapiteni Reece James, i cili pranoi disa shqetësime.
“Është një situatë e vështirë dhe Enzo e kuptoi se kishte gabuar dhe shpejt ngriti dorën për t’i kërkuar falje klubit, ekipit dhe njerëzve të ofenduar. Fola me Enzon dhe të gjithë të përfshirët, por bisedat duhet të qëndrojnë brenda nesh”, shtoi James.
Chelsea lëshoi një deklaratë javën e kaluar duke thënë se kishte filluar një proces të brendshëm disiplinor për rastin në fjalë.
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...