Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ndau pamje nga puna në terren e Policisë Rrugore.
“Kush mendon se mund të parakalojë gabim, apo të shkelë në një formë tjetër rregullat e qarkullimit rrugor, duhet ta dijë se Policia e Shtetit po ju sheh edhe nga lart”, shprehet ministri Balla.
Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me sektorët e Policisë Rrugore në qarqe, gjatë ditëve të fundit, ka konstatuar nëpërmjet dronit, në akset rrugore në zonat bregetare, dhe ka ndëshkuar 2630 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara, shkelje kjo me rrezik të lartë për përfshirje në ngjarje rrugore. Policia Rrugore apelon për respektim të rregullave të qarkullimit, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore./rtsh.al
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...