“The Simpsons” çudisin sërish, parashikojnë Kamala Harris si presidente

11:24 | 24 Korrik 2024
KRG

Seriali i famshëm i “The Simpsons” po cilësohet edhe një herë si Nostradamusi i ditëve moderne.

Në episodin e titulluar “Bart to the Future”, i cili u publikua në vitin 2000, Lisa Simpson shfaqet si presidentja e parë femër e Shteteve të Bashkuara.

Ajo është e veshur me një veshje jashtëzakonisht të ngjashme me atë që nënpresidentja e parë femër e Amerikës, Kamala Harris, veshi në inaugurimin e vitit 2021, duke përfshirë edhe aksesorët e saj.

Al Jean, një nga shkrimtarët më të njohur në mesin e “The Simpsons”, komentoi për ngjashmërinë në rrjetet sociale. “Parashikimi i The Simpsons, jam krenar që jam pjesë e tij”, shkroi ai në X.

Nuk është hera e parë që ngjarjet e “The Simpson” bëhehn virale. Lisa Simpson u bë presidente në atë episod pas shpalljes së “Presidentit Trump”, 16 vjet përpara se ai të zgjidhej në të vërtetë. Simpson parashikoi ndër të tjera performancën e Lady Gaga-s në Super Bowl në 2017 e shumë situata të tjera./A2CNN

Të ngjashme