Google ADS

Kurti- qytetarëve: Mos bini pre euforisë së heroizimit dhe romantizimit të Faton Hajrizit

10:36 | 24 Korrik 2024
K.B

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se ditëve të fundit kemi dëgjuar shumë lajme në lidhje me rastin e shtetasit, Faton Hajrizit.

Kurti tha se institucionet tona janë përpjekur që vazhdimisht të transmetojnë informacione zyrtare.

Kurti ka kërkuar hetim vendor e ndërkombëtar për të qartësuar gjithçka që ndodhi me Faton Hajrizin, që nga ikja drejt Serbisë deri në vrasjen e raportuar të tij.

Kurti, ka kërkuar nga qytetarët që të mos bien pre e euforisë së “heroizimit dhe romantizimit” të Faton Hajrizit, shtetasi kosovar që dyshohet se u vra në Serbi

“I ftoj qytetarët të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të Faton Hajrizi. Patriot në Kosovë është rreshteri Afrim Bunjaku, që u vra në Banjskë të Zveçanit. Heronj janë 23 pjesëtarët e Policisë të rënë në krye të detyrës që dëshmuan përkushtimin për shërbim deri në sakrificë”, tha Kurti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme