ESPN zgjedh tre lojtarët më të mirë të shekullit – vendi i tretë i befason të gjithë

07:29 | 24 Korrik 2024
E.G

ESPN ka bërë renditjen e 20 lojtarëve më të mirë në shekullin 21, duke vendosur Lionel Messin mbi Cristiano Ronaldon. Megjithatë, befasia më e madhe vjen tek lojtari që është renditur i treti në këtë listë.

Menjëherë pasi publikuan 100 atletët më të mirë të shekullit 21, ESPN tani ka publikuar listën e 20 lojtarëve më të mirë që nga viti 2000, bazuar në mijëra vota.

Ylli argjentinas edhe njëherë tjetër është renditur më lart se sulmuesi portugez, por befasia më e madhe vjen tek vendi i tretë, pasi as Neymar e as Mbappe nuk e kapën podiumin.

Në vend të kësaj, ESPN ka zgjedhur Thierry Henryn si lojtarin e tretë më të mirë të shekullit pas Messit dhe Ronaldos. Francezi pati sukses si në nivel klubesh ashtu edhe me kombëtaren, duke lënë shenja të mëdha tek Arsenali, ndërsa në të njëjtën kohë ishte kyç tek ‘Gjelat’.

Artikulli shpjegon se si Henry e ka ‘revolucionarizuar rolin e numrit 9 në futboll’, diçka që mund ta shpjegojë arsyen pse ai zuri vendin e disa emrave tjerë të mëdhenj.

ESPN shpjegon pse asnjëri prej Neymar ose Mbappe nuk arritën të përfundojnë në podium me Messin dhe Ronaldon.

“Ani pse ai ende duhet të dëshmohet, Mbappe po shihet si fytyra e re e futbollit evropian pas epokës Messi-Ronaldo. Tani që i është bashkuar Real Madridit, të gjithë sytë janë tek ylli francez, i cili ka ndihmuar shtetin e tij ta fitojë Kupën e Botës në moshën 19-vjeçare”.

Në mënyrë befasusese, Neymari nuk u bë pjesë e kësaj renditje të ESPN, duke u renditur i 20-ti në listë.

“Princi asnjëherë nuk u rrit për t’u bërë mbreti i lojës. Çmimi lojtari më i mirë i vitit, gjithmonë u pa si një objektiv, por ai dështoi dhe asnjëherë nuk fitoi ndonjë trofe madhor me shtetin e tij”, thuhej në shpjegimin e ESPN./Telegrafi/

Të ngjashme