Google ADS

Ngjarjet e ditës

07:16 | 24 Korrik 2024
E.G

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:

10:00

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, bënë intervistimin e dëshmitarëve, Eranda Kumnova Baçi, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Gjakovës, Fadile Dyla, Sekretare e Përgjithshme e MAShTI dhe Avni Rexha, U.D. Drejtor i Departamentit të Arsimit Parauniversitar. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

10:00

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin “Eksperimentimi me ndihmën juridike falas” ( Hotel Sirius)

11:00

Mbahet debat publik me temën “Ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave: Rregullim apo kërcënim për lirinë e medias?”(Qendra Mediale në Çagllavicë)

19:30

Federata e Basketbollit e Kosovës organizon Kampionatin Evropian për Femra, Divizioni C. Përballen Kosova me Qipron. (Salla 1 Tetori)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme