Në orët e paradites së sotme, në Florida ka ndërruar jetë Jeff Bieley, miku i madh i Kosovës.
Bieley ka qenë zëdhënës i OSBE-së, këshilltar i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP), zv. Shef i ICO-s për veriun, shef i Zyrës Politike të OSBE-së në Kosovë, etj.
Gjatë luftës në Kosovës, ai ka punuar si gazetar dhe raportues për media ndërkombëtare.
Zyra e OSBE-së në Kosovë u ka shprehur ngushëllime familjarëve të Bieleyt duke potencuar se ai ka kontribuar shumë për Kosovën.
“Me dhimbje të thellë mësuam për vdekjen e parakohshme të kolegut tonë të vjetër Jeff Bieley. Gjatë kohës së tij me OSCEKosovo dhe misione të tjera ndërkombëtare, ai kontribuoi shumë në zhvillimin e Kosovës . Ngushëllime të sinqerta miqve dhe familjes së tij të shumtë!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit./Arbresh.info
Rama: Shkodra plot me turistë në këto ditë tetori
Kurti u takua me ministrin për Evropë të Francës, Benjamin H...
Përplasja e deputetëve të opozitës me policinë, Hoxha: Efekt...
Osmani udhëton në Amerikë, folëse kryesore në Samitin Ndërko...
Raportohet se Koreja e Veriut ia ka dërguar mijëra ushtarë R...
Gjendet turistja bullgare e cila kishte humbur në shtegun e ...