Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së Ballkanit dhe Hamrunit me rezultat 0-0, sfidë kjo që po luhet në kuadër të kualifikimeve për Conference League.
Kampioni i Kosovës dominoi gjatë gjithë pjesës së parë mirëpo pa arritur të shënoj, shkruan Arbresh.info.
Rastin më të mirë në ndeshje e pati Lindon Emërllahu kur Ballkani fitoi penallti në minutën e 20-të.
Por goditja e mesfushorit të Kosovës shkoi jashtë kuadratit të portës dhe rezultati mbeti 0-0.
Deri në fund të pjesës së parë Ballkani pati edhe disa mundësi por mungoi finalizimi./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Nga burgim i përjetshëm, Supremja ia ul në 35 vjet dënimin t...
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...