Google ADS

Konjufca priti në takim themeluesit e shkollës shqipe “Alba Life” në New York, flasin për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës

18:29 | 23 Korrik 2024
E.H

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Qemal dhe Kozeta Zylon, themeluesit e shkollës shqipe “Alba Life”, që operon nëpër të gjitha lagjet e New Yorkut, si dhe mësimdhënësen Fatlinda Gashi.

Bashkëbiseduesit folën mbi rolin e shkollave shqipe në mërgatë dhe rëndësinë e tyre në edukimin e gjeneratave të reja, në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar, gjuhës dhe kulturës tonë, përcjell Arbresh.info.

Ai i falënderoi mysafirët dhe të gjithë ata që angazhohen në këtë shkollë me punën e tyre në drejtim të edukimit, duke u shprehur mbështetje në vazhdimin e këtij misioni fisnik dhe theksoi gatishmërinë e bashkëpunimit.

“Mysafirët e njoftuan kryetarin Konjufca rreth programeve dhe aktiviteteve të tyre. Ata e falënderuan për pritjen dhe gatishmërinë, duke shprehur vendosmërinë për të punuar edhe më tutje në drejtim të edukimit dhe profesionalizimit të fëmijëve shqiptarë, të cilët në të ardhmen do të kontribuojnë për vendin dhe kulturën tonë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme