Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mirëpriti përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Lojërat Olimpike Paris 2024 ishin temë diskutimi e mbajtur në Zyren e Kryeministrit, ku kryeministri shoqërohej nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministrja Daulina Osmani, përcjell Arbresh.info.
“Potenciali i sportistëve të Kosovës është dëshmuar përmes fitoreve të shënuara në garat më prestigjioze sportive. Në bashkëpunim me Komitetin Olimpik, përmes Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Qeveria e Republikës së Kosovës do vazhdojë përkrahjen ndaj të rinjve tanë e kapacitetit të jashtëzakonshëm të tyre sportiv, si njërit prej ambasadorëve më të mirë të shtetit tonë në botë. Përgatitjet për Paris 2024 janë gati, dhe delegacioni shtetëror i Republikës së Kosovës do të jetë në Paris prej datës 25 korrik në mbështetje të sportistëve tanë pjesëmarrës”, thuhet në komunikatën për media nga ZKM.
“Si në çdo takim tjetër me kabinetin qeveritar dhe partnerët relevantë, edhe në këtë takim u diskutua për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, nikoqire e të cilave është Republika e Kosovës. Mobilizimi për organizimin e këtyre Lojërave është i lartë. Vullneti i Qeverisë dhe partnerëve të saj është në kapacitetin e saj të plotë, për të organizuar një ngjarje të madhe sportive ndërkombëtare, për dobi të qytetarëve të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...