Google ADS

Ra në kontakt me rrymën, humb jetën 50-vjeçari në Drenas

16:43 | 23 Korrik 2024
E.H

Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike mbrëmjen e së hënën në fshatin Terstenik të Drenasit.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, nga mjeku kujdestar në QKMF, Drenas është konstatuar vdekja e viktimës.

“Informata është pranuar rreth orës 20:00, të 22.07.2024, se në fshatin Terstenik të Drenasit, viktima, mashkull, rreth 50 vjeç, ka humbur jetën si pasoj e kontaktit me rrymën. Nga mjeku kujdestar në QKMF, në Drenas është konstatuar se viktima është pa shenja jete”, tha Borovci./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme