Familja e Tefik Mustafës, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe më 1 qershor të këtij viti në pikën kufitare që lidh Serbinë me Kosovën, nën dyshimin për “krime lufte”, po kërkon ndihmë financiare për pagesën e avokatëve mbrojtës të Mustafës.
Përmes një postimi në Facebook, familja Mustafa, kryefamiljari i së cilës ende është duke u mbajtur padrejtësisht në burgun e sigurisë së lartë në Beograd, me akuza të pabaza për kryerjen e Krimeve të Luftës, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës ( UÇK-së ), kërkon nga qytetarët, institucionet dhe Bizneset që veprojnë brenda dhe jashtë komunës së Novobërdës ndihmë për pagesat e avokateve, ekspertëve dhe shërbyesve ndaj tij, raporton Arbresh.info.
“Banore të nderuar dhe shumë të respektuar, në kuadër të grupit vullnetarë të Fshatit Llabjan, kërkojmë nga gjithë bashkëfshatarët qytetarët, institucionet dhe Bizneset qe veprojnë brenda dhe jashtë komunës së Novobërdës, që në mënyrë vullnetare të solidarizohemi dhe ta mbështesim financiarisht me aq sa kemi mundësi familjen e z.Tefik Mustafës. Deri më tani, familja Mustafa ka pasur shpenzime financiare të shumta për pagesat e avokateve, ekspertëve dhe shërbyesve ndaj tij. Andaj Ja sot ja kurrë ndihma e juaj financiare është e domosdoshëm për familjaret e z. Tefik Mustafës”, thuhet në kërkesën për ndihmë të familjes Mustafa.
Ndryshe, Tefik Mustafa u arrestua pasditen e 1 qershorit në Merdarë nga autoritetet serbe, nën akuzat për “krime lufte kundër civilëve në Kosovë”.
Në një komunikatë për media, MPB-ja serbe kishte bërë të ditur se Mustafa, “si pjesëtar i UÇK-së [Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës], në deklaratat e dëshmitarëve përmendej si pjesëmarrës në rrëmbimin e policëve Goran Marinkoviq, Zhivojin Paviq dhe Predrag Millosheviq, më 19 qershor 1999 në rrugën Prishtinë – Gjilan, të cilëve u humbën të gjitha gjurmët”.
Ndërsa, zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë (MPB), Ivica Daçiq, tha se Tefik Mustafa u arrestua pasditen e 1 qershorit në Merdarë për “krime lufte kundër civilëve në Kosovë”.
Në tre vjetët e fundit, në Serbi janë arrestuar disa shtetas të Kosovës me dyshimet e pretenduara se kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë 1998-99.
Më 17 prill, autoritetet serbe e arrestuan shtetasin kosovar Sadik Duraku, i cili ka nënshtetësi britanike gjithashtu, nën dyshimet “për krime lufte” më 1999 – akuza që u hodhën poshtë nga familjarët e tij./Arbresh.info/
Postimi i plotë:
LEXO EDHE
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...