Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është paraqitur në Prokurorinë Speciale për tu intervistuar.
Bashkë me të është edhe avokati i saj, Tomë Gashi, shkruan Arbresh.info.
Sipas PSRK-së, intervistimi i Haxhiut, po bëhet lidhur me deklaratat e dhëna në një emision televiziv në Kosovë më 2 korrik dhe postimin e saj më 20 korrik për arratisjet nga burgjet e Kosovës.
“Me qëllim të sqarimit të deklaratës së saj të dhënë në mediumin TV Dukagjini, në emisionin “Debat Plus’’ më datë 02 Korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, si dhe postimin e saj në rrjetin social Facebook të datës 20 Korrik 2024, lidhur arratisjet që kanë ndodhë nga burgjet e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ajo ditë më parë kishte hedhur dyshime edhe rreth rastit të Faton Hajrizit, i cili u raportua si i vrarë nga policia serbe të premten e kaluar në Loznicë.
Albulena Haxhiu, deklaroi po ashtu se arratisja e të burgosurve nga burgjet e Kosovës po bëhet me ndihmën e grupeve kriminale serbe./Arbresh.info/
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren