PSG rivalizon Barcelonën për transferimin e yllit të Evropianit

12:55 | 23 Korrik 2024
D.H

Pas super paraqitjeve me Spanjën në Kampionat Evropian, Nico Williams ka rënë në sy të shumë skuadrave të mëdha botërore.

Përveç Barcelonës që ka shprehur interesim të madh për transferimin e tij, në garë ka hyrë edhe Parisi, shkruan Arbresh.info.

Sipas mediumit The Athletic, PSG është seriozisht e interesuar për nënshkrimin e Williams nga Athletic Bilbao.

Ndërsa në mediat spanjolle thuhet se ata po presin të marrin një dritë jeshile nga lojtari përpara se të vazhdojnë të paguajnë vlerën e tij.

PSG kërkon me çdo kusht një transferim të tillë që të zëvendësoj Kylian Mbappe, i cili u largua në drejtim të Real Madridit.

Willimas sezonin që lamë pas në La Liga shënoi pesë gola dhe dhuroi 11 asistime.

Kurse ishte vendimtar edhe në triumfin e Bilbaos në Copa del Rey ku realizoi tre gola dhe arriti pesë asistime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme