Atletico Madrid afër finalizimit të marrëveshjes me yllin e Gironas

12:18 | 23 Korrik 2024
D.H

Atletico Madridi është shumë afër të finalizoj marrëveshje me Gironën për transferimin e lojtarit e Artem Dovbyk.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, skuadra madrilene do të paguajë 40 milionë euro në arkat e klubit katalanas, shkruan Arbresh.info.

Ukrainasi ka një marrëveshje personale me klubin madrilen dhe tani ka mbetur vetëm finalizimi i marrëveshjes.

Dovbyk sezonin e kaluar ka qenë top golashënues në La Liga me 24 gola teksa ka arritur të dhuroj edhe tetë asistime.

Sulmuesi 27-vjeçar ka qenë pjesë e Euro 2024 me kombëtaren e Ukrainës por nuk ka arritur të ketë formën siç e pati me skuadrën e Gironës.

Ai në vitin 2023 u transferuar nga Dnipro e Ukrainës tek Girona dhe tani është gati të bëj hapin e madh në karrierë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme